Mbytet anija në brigjet algjeriane, katër të vdekur dhe gjashtë të zhdukur

Mbytet anija në brigjet algjeriane, katër të…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Mesdhe. Në brigjet e provincës Skikda, në veri-lindje të Algjerisë, një varkë plot me emigrantë u mbyt. Si pasojë e ngjarjes  katër persona kanë humbur jetën, 6 persona të tjerë janë zhdukur dhe 1 tjetër u shpëtua.

Operacionet e kërkimit janë ende në vazhdim me shpresën për të gjetur ndonjë të mbijetuar. Anija e drejtuar drejt Sardenjës, hasi në vështirësi gjatë kalimit, duke çuar në mbytjen dramatike të anijes që tronditi komunitetin ndërkombëtar.

Autoritetet algjeriane po kryejnë hetimet e nevojshme për të kuptuar plotësisht dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e mbytjes së anijes. Ndërkohë që janë intensifikuar përpjekjet e shpëtimit për gjetjen e të zhdukurve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit