Mbytet gomonia në brigjet e Libisë, zhduken mbi 60 persona

Mbytet gomonia në brigjet e Libisë, zhduken…

Mbi 60 persona janë zhdukur këtë të shtunë për shkak të përmbytjes së një gomone në brigjet e Libisë. Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin në Libi ka postuar në rrjetin social ‘X’ ku ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë.

Gomonia që bashkë me ekuipazhin kishte 86 njerëz ka lënë qytetin Zwara që është 110 kilometra nga kryeqyteti Triploli. Ende nuk dihen detaje mbi personat e zhdukur pas përmbytjes së gomones.

“Mesdheu qendror mbetet një nga rrugët më të rrezikshme në botë për emigrimin.” – ka deklaruar Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin në Libi.

Më herët në brigjet e Libisë një varkë peshkimi kishte me qindra njerëz e cila kishte për destinacion Italinë rezultoi në 78 të vdekur dhe mbi 500 të tjerëve të humbur. Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin ka thënë se vetëm në gjysmën e parë të 2023 kanë ndodhur mbi 2200 fatkeqësi në gjirin e mesdheut.

Këto fatkeqësi në mesdhe vijnë për shkak të trafiqeve të qënieve njerëzore nga kontrabandistët e rrjeteve e klaneve të krimit dhe drogës që kanë kthyer vdekjen në bisenesin e tyre të përfitimit të miliarda dollarëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit