Mbytet në det një pushues. Policia jep të dhënat paraprake

Mbytet në det një pushues. Policia jep…

Një person, i cili po lahej në det, është mbytur te “Shkëmbi i Kavajës”, në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur vetëm para pak minutash. Mësohet se viktima është një i moshuar, 73-vjeç, nga Kosova.

Sipas njoftimit të policisë, ai dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit