Mbytet në kanal 47-vjeçari, dyshimet e para

Mbytet në kanal 47-vjeçari, dyshimet e para

Një person është mbytur në një kanal, në zonën e Postribës, në Shkodër.

Policia njoftoi se, rreth orës 13:00, në fshatin Mes, Postribë, Shkodër, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi M. U., 47 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër, i cili ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas duke qenë nën efektin e alkoolit është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është mbytur në kanal.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit