Një turiste franceze është mbytur në ujërat e liqenit të Komanit këtë të Shtunë.
S. T., 39-vjeçe teksa është futur në ujërat e liqenit ku kishte zgjedhur për të kaluar pushimet, dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak. Për pasojë ajo ka humbur jetën, dhe trupi i saj është nxjerrë më vonë nga uji.
Aktualisht e ndjera po dërgohet në morgun e spitalit, teksa hetuesit po punojnë për të zbardhur ngjarjen. Një orë më parë një tjetër incident u raportuar nga Karaburuni, ku helika e një mjeti lundrues i preu këmbën një 56-vjeçar nga Tirana.
Njoftimi i Policisë:
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Sot, në Koman, shtetasja franceze S. T., 39 vjeçe, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin në liqenin e Komanit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Trupi i pajetë i 39 vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dergohet në morgun e spitalit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorise ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.