Mbyti komshien dhe e hodhi në kanal, autori tregon pse viktima u gjet gjysmë e zhveshur

Mbyti komshien dhe e hodhi në kanal,…

Dy netë më parë në Kuçovë u gjet e pajetë në kanal një grua 64 vjeçare e identifikuar si Fatime Suli. Autori i krimit 58 vjeçari Fetah Marra, pas arrestimit ka dalë sot para gjykatës, ndërsa ka dhënë dëshminë e tij të plotë lidhur me ngjarjen.

Fetah Marra, i cili mbyti dhe më pas tentoi të fshihte trupin e komshijes së tij, pas një sherri për pazare borxhesh është dënuar nga gjykata e shkallës së parë në Berat me masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

I arrestuari në fjalë ka pranuar krimin, ndërsa gjatë seancës ka shprehur pendesë për atë që kishte kryer. Sa i përket pjesës që viktima u gjet gjysmë e zhveshur, autori i krimit tha se rrobat i kanë rënë duke e tërhequr zvarrë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit