Mbytja e 64-vjeçares nga fqinji, i afërmi i viktimës: Autori është me të meta mendore

Mbytja e 64-vjeçares nga fqinji, i afërmi…

Fatime Suli u vra një natë më parë vra në mënyrë makabre nga fqinji i saj Fetah Marra. Sot familja Suli ka hapur dyert e mortit, teksa të afërmit e tyre tregojnë se autori njihej si person me probleme të shëndetit mendor por nuk kurohej. Një banor i fshatit i cili ka lidhje krushqie me familjen e viktimës hedh poshtë mundësinë që të jenë konfliktuar për një borxh.

Banori:

Atij i kam dhënë mbesën. Çunit të kësaj i kam dhënë çupën e motrës. Ishte gjysmak ai. Me të meta mendore. Arsyen nuk e di pse e ka bërë. Borxh nuk bën vaki. Ai nuk ka lekë. Kjo është si puna e atij çunit tre vjeç nga Fieri. Që akoma nuk është marrë vesh si ka ndodhu. Me kemp ishin të dy ata, edhe ai, edhe ajo. Edhe kjo nuk ka qenë mirë këto kohët e fundit ka pasur probleme. Si ka ndodhur nuk e di njeri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit