Mbytja e 7-vjeçarit në Kretë, familja kërkon ta varrosë në vendlindje, banorët po japin ndihmë financiare

Mbytja e 7-vjeçarit në Kretë, familja kërkon…

Ditë e djeshme, më 1 qershor një djalë vetëm shtatë vje humbi jetën pasi u fut të lahej në detin me dallgë të mëdha, pa lejen e nënës. Shtëpia e tyre ishte panë plazhit dhe pasi nëna kishte refuzuar që ai të ikte për t’u larë, djaloshi i ka shpëtuar vëmendjes së saj dhe është larguar fshehurazi.

Trupi i të voglit u pa nga kalimtarë, e megjithë përpjekjet për ti dhënë ndihmën e parë për ta shpëtuar Nikolas u vogël nuk ia doli.

Prindërit e Nikolas ishin njerëz të thjeshtë që punonin gjithë ditën për t’u ofruar më të mirën fëmijëve të tyre.  Në polici është marrë dëshmia e prindërve, ndërsa kryebashkiaku Viannos, Pavlos Baritakis, pranoi se plazhi nuk kishte roje shpëtimi, shkruan media greke protothema.

Nëna e tij kishte vetëm pak muaj që kishte lindur fëmijën e dytë dhe ndodhej në shtëpi duke u kujdesur për foshnjen kur ndodhi tragjedia. Ndërsa i ati kishte qenë në punë kur mësoi lajmin tragjik.

Familja kërkon që Nikola i vogël të varroset në vendlindjen e tij në Shqipëri, megjithatë shpenzimet e transportit janë të larta dhe për këtë arsye banorët po përpiqen të mbledhin para në rast se varrimi vendoset të bëhet në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit