Mbytja e anijes në Itali/ Shkon në 62 numri i viktimave

Mbytja e anijes në Itali/ Shkon në…

Mes viktimave ka edhe shumë fëmijë. Pritet që numri i jetëve të humbura të rritet. 

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë edhe dy trupa të tjerë nga deti, pasi një anije që besohet se po transportonte refugjatë u përplas në shkëmbinj në brigjet e rajonit të Kalabrisë, në Itali, duke e çuar numrin e të vdekurve në 62.

Trupat e shumë viktimave, përfshirë fëmijë, u gjetën në një plazh turistik në Steccato di Cutro, ndërsa të tjerët u gjetën në det, pas tragjedisë që ndodhi mëngjesin e së hënës.

62 persona janë gjetur të vdekur deri më tani, nga 59 të dielën, thanë zyrtarët të hënën në mëngjes. Tetëdhjetë persona janë shpëtuar, nga të cilët 20 janë dërguar në spital, shkruan “The Guardian”.

Disa të mbijetuar thonë se në bordin e anijes ishin 120; të tjerët thonë 200”, tha Sergio Tedesco, komandanti i forcës lokale të policisë. “Numrat janë të vështirë për t’u vendosur, vetëm duhet të presim. Ndoshta kur deti të jetë më i qetë mund të gjejmë më shumë trupa, edhe pas një jave.”

Mbetjet e anijes, e cila raportohet se është këputur në dysh, janë të shpërndara përgjatë bregut, si dhe sendet e pasagjerëve të saj, duke përfshirë këpucë, çanta shpine dhe notues gome për një fëmijë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit