“Me 1 mijë euro iu çojmë në Itali”, ja si një grup trafikantësh mashtruan emigrantët. I dërguan në një zonë turke

“Me 1 mijë euro iu çojmë në…

Një grup prej 84 emigrantësh, nga Egjipti, Siria dhe Afganistani u mashtruan nga disa trafikantë, që kishin marrë përsipër që të trafikonin ata drejt Italisë.

Mediat greke shkruajnë se trafikantët kishin marrë nga 1 mijë euro për person dhe më pas i kishin braktisur emigrantët në një ullishte në zonën e Aydin në shtetin turk.

Trafikantët madje iu kishin thënë emigrantëve se i kanë dërguar në Itali, duke bërë që ta besojnë këtë gjë.

Banorë të zonës kanë njoftuar policinë për ngjarjen, ndërsa trafikantët ende nuk janë kapur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit