“Me 120 në orë, na iku truri”/ Makina përplasi 4 vjeçarin në Elbasan, banorët në protestë

“Me 120 në orë, na iku truri”/…

Pasditen e së mërkurës në lagjen ‘5 Maji’ një automjet ka përplasur një 4-vjeçar i cili po kalonte rrugën.

Banorët e kësaj zone janë ngritur në protestë ku kërkojnë ndërhyrje në infrastrukturë dhe sinjalistikën rrugore.

Aty pranë ndodhet Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor dhe bën që të jetë një rrugë me lëvizje intensive. Banorët shprehen se kanë kërkuar disa herë vendosjen e policëve në rrugë, por sipas tyre, asnjë masë nuk është marrë.

Ata thonë që pushteti vendor kujtohet vetëm më kohën e fushatës.

“Ku i di ky fëmijë vija të bardha. Makinat kalojnë me 120 km/h, përplasi lart një fëmijë 4 vjeçar, më iku truri. Fëmija është shumë keq, ka lëndime në kafkë”-tha një e afërme e të miturit.

Një i mitur dëshmitar në momentin e përplasjes së fëmijës 4 vjeç u shpreh se ndjehen të rrezikuar sa herë kalojnë rrugën.

S’kanë vënë bordure, e kemi shumë problem. Të qan shpirti me këto raste, është e dyta herë që ndodh kjo në këtë rrugicë. Kemi bërë ankesë e gjithë lagjia. Këtu po na vriten fëmijët”-u shpreh një banor i lagjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit