Me 200 kilometra në orë dhe me leje drejtimi të hequr, prangoset i riu që po ecte me shpejtësi ”skëterrë”

Me 200 kilometra në orë dhe me…

Policia rrugore ka arrestuar një 29-vjeçar pranë TEG-ut, i cili po ecte me shpejtësi 196 kilometra në orë me mjetin e tij, ndërsa pas kontrolleve ka rezultuar se leja e drejtimit i ishte hequr kohë më parë.

Shtetasi me iniciale B. H, vjeç 29, rezultoi disa herë i ndëshkuar për shpejtesi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe me Leje Drejtimi të hequr, në keto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale të parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna parandaluese e rrugorëve të kryeqytetit me fokus shkeljet që konsiderohen rrezik potencial për aksidentet rrugore si shpejtësia mbi normat e lejuara, garat e shpejtesisë si dhe drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit.

Në rrugen interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, pranë Tegut, u konstatua nga radari i vendosur në mbikalimin Mjull Bathore, automjeti me targë AA 606 LU, me shpejtësi 196 km/h, drejtuesi i të cilit shtetasi me iniciale B. H, vjeç 29, rezultoi disa herë i ndëshkuar për shpejtesi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe me Leje Drejtimi të hequr, në keto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale të parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit