'Më 25 qershor para Parlamentit...'/ Thirrja e 'Lëvizja Për Shqipërinë' që po ngre shqiptarët dhe po tërbon Ramën

‘Më 25 qershor para Parlamentit…’/ Thirrja e…

“Lëvizja Për Shqipërinë” e kthyer kohët e fundit në rezistencën më të madhe qytetare ndaj qeverisjes së Rilindjes, kundërshton dhe ka vendosur të organizojë mosbindjen qytetare, kundër masave represive të kryeministrit Rama.

I njohur si përfaqësuesi kryesor i kësaj lëvizje, Avokati i njohur, Altin Goxhaj, i është përgjigjur dje “dhëmbë për dhëmbë” paralajmërimeve dhe kërcënimeve të kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Ky i fundit, dje gjatë një daljeje publike la të nënkuptohet se ata që do dalin të protestojnë do të dënohen me burg, ndërsa “trembi” shqiptarët duke i paralajmëruar për rikthimin e karantinës në Shqipëri në rast se situata vijon të përkeqësohet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Avokati Goxhaj, nuk është trembur aspak nga këto kërcënime që indirekt i drejtoheshin atij dhe Lëvizjes që ai përfaqëson.

Avokati Goxhaj, ka ftuar të gjithë qytetarët që më 25 qershor, ora 10:00 të mblidhen para Parlamentit për të protestuar kundër “Plandemisë nr. 2”.

Në një reagim të gjatë sqarues, në rrjetet sociale,  Avokati Goxhaj shkruan: “Përgjigja ime ndaj Kërcënimit të Ramës për ne që protestojmë: NË DT 25 QERSHOR 2020 ORA 10:00 PARA PARLAMENTIT: #JoZgjatjesFatkeqesise #KunderPLANdemise2 #NeverAgain”

Ja statusi i plotë në rrjetet sociale i Avokatit Altin Goxhaj, përfaqësuesi ligjor i “Lëvizja për Shqipërinë”:

“Pëgjigje publike e organizatorëve të protestës së 25 Qershorit për kërcënimin e sotshëm të Ramës:
PAVARËSISHT KËRCËNIMIT TËND, NE DO JEMI NË DT 25 QERSHOR 10:00 PARA PARLAMENTIT PËR TË PENGUAR VOTIMIN E ZGJATJES SË GJËNDJES SË FATKEQËSISË!!!

Nga Avokati Altin Goxhaj

Në fakt përgjigja ime personale si individ për kërcënimin tënd o EDvEri i Soros është akoma dhe më e thjeshtë:
“O ZHULS, A NA HA ATË QË S’THUHET TI ME GJITHË ATË LESHIN TAT
DHE ATO 50 MILIONË LEKËT E GJOBËS SI ORGANIZATOR
DO TI SJELL TË ZËVENDËSUARA ME 5 TOPE LETËR HIGJENIKE BOJË MAVI ?” Ns vë edhe 50 të tjera edhe 5 tope të tjera do të sjell ?

Ne ashtu siç kemi thënë, do të jemi në dt 25 Qershor para Parlamentit për të ndaluar votimin e zarave të tu në të mëngjër dhe në të djathtë (me konsensusin e Lylit të Soros dhe firmën dekretuese të Mic Sokolit të Kushtetutës) për zgjatjen e PLANdemisë Vrasëse të Ekonomisë dhe Lirisë, Shqipërisë dhe shqiptarëve, edhe për 3 muaj të tjerë sipas planit tënd me Soros & OBSH që do të aplikosh nga dt 25 Qershor deri në 25 Shtator 2020!!! Dhe aq më pak për Planin tënd VetëVrasës (në kuptimin literal të fjalës) për PLANdeminë nr.2 nga Tetori2020 deri në zgjedhjet e 2021!!!

Sipas VK.m.. tëndë të paligjshme (Nr 3, 2020, Neni 3, pika 2) 50 milionshin s’mund t’ua vesh protestuesve por veç organizatorëve, ndërsa protestuesve s’mund t’u vesh absolutisht asnjë gjobë dhe maksimumi mund ti mbash në rajon për sqarime deri në 10 orë por nuk i arreston dot nëse nuk i gjuajnë me grushta policisë, sajesë që ja bëre por dole bllof me Nderim Kurti pasi ta rrëzoi të paligjshëm pas ankesës sime ligjore Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë javës që shkoi!!!

Tani mua ma ke bërë respektin duke më vënë 50 milionë lekë gjobë (në fakt ti e di se çfarë ngjyre kafe me nuanca mavi do marrësh ? ) duke më dhënë Dekoratën Europiane të Lirisë pasi është rekordi i 30 viteve të fundit që kur ra Muri i Berlinit në të gjithë Kontinentit Europian (as në Rusi as Bjellorusi nuk ka ndonjë raportim për ndonjë gjobë kaq të lartë ndaj organizatorëve të protestave) dhe pavarësisht se Endri Fuga i ka dhënë urdhër të gjitha mediave ta fshehin, FAX News TV dhe Zjarr TV e kanë dhënë mjaftueshëm dhe bashkë me të gjithë portalet e lira shqiptare që ti apo Lyli dhe Meta nuk i kontrolloni dot, tashmë po shkon në anglisht edhe drejtuar gjithë institucionet ndërkombëtare në Europë dhe SHBA për të treguar se kush është shteti më diktatorial në kontinentin europian por edhe aktivisti më i gjobitur në Historinë e Europës (apo siç më thonë tani ALTIN PESHKATARI ? )!

Ndaj le të shërbejë ky status si provë publike që unë i kam dal për zot Protestës së 25 Qershorit 2020 para Parlamentit dhe nëse dp më vesh edhe 50 milionë të tjera përsëri atë që s’thuhet me ngjyrë kafe dhe nuanca mavi do marrësh ti bashkë me Leshin tat ?

Të kujtoj se në dt 20 Qershor, 1 milionë amerikanë do të mblidhen bashkë, ngjeshur me njëri tjetrin pa maska dhe pa doreza në Tulsa (Oklahoma) me thirrjen e Trump duke i dhënë fund Mashtrimit të Madh të PLANdemisë së Covid19(84) që shpikën padronët e tu bashkë me George Soros!

P.s. O Edo, a i ke pa sondazhet se çfarë mendojnë për autoritetin tënd frikësues qytetarët? S’ua ndjen hiç! Po fare mo! Të konsiderojnë një dordolec që nuk tremb më as sorrat dhe me një shkrepse bëhesh hi e pluhur dhe i vetmja patericë që të mban është Lyli i Soros!
Mendo kur të tjerët mendojnë kështu për ty se çfarë mendojnë ne të @Koalicioni Për Shqipërinë ?”

Kjo deklaratë e kryeministrit Rama, erdhi pas protestave të organizuara nga “Lëvizja Për Shqipërinë” në javët e fundit, në qendër të Tiranës dhe në shumë qytete të Shqipërisë për të kundërshtuar masat kufizuese të vendosura nga ‘Rilindja’.

Kjo lëvizje dhe aktivistët e saj në rrjetet sociale dhe media po bëjnë transparencë për “Agjendën Soros” në lidhje me “falimentimin dhe shpopullimin e Shqipërisë dhe ripopullimin e saj me emigrantë nga Azia e Afrika”.

Kujtojmë këtu që, avokati Goxhaj, i cili është ndër të paktët zëra që ka dalë haptazi kundër forcave politike në Shqipëri, të cilat i konsideron si bashkëpunëtore me njëra-tjetrën, kundra interesave të qytetarëve, u arrestua nga policia disa javë më parë. Ai thirri një protestë paqësore në qendër të Tiranës në sheshin “Skënderbej”, kundër masave represive të “Rilindjes” dhe Ramës.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit