Me 305 km/h në tunelin e Kalimashit, Policia "përkëdhel" Aleks Vishën me gjobë qesharake

Me 305 km/h në tunelin e Kalimashit,…

Aleks Visha është frymëzim për shumë të rinj në TikTok që duan ë bëhen të pasur e të kenë jetë luksoze, pa punuar asnjë ditë. I cilësuar si “mbreti i kumarit” nga mediat britanike dhe i etiketuar si një person që merret me veprimtari të paligjshme, Aleks Visha u dha një mësim të gabuar të rinjve shqiptarë. Së bashku me një tjetër reper, Keviol Ahmetin, ai u filmua teksa ecte në tunelin e Kalimashit me një shpejtësi skëterr. Shigjeta në ferarrin e Vishës shënonte 305 km/h dhe adrenalina ishte në maksimum.

Një video që me gjasë u ndoq si shembull nga shumë të rinj për të bërë të njejtën gjë në rrjete sociale. I tillë ishte edhe rasti i Klevis Ruçaj, 20-vjeçarit që humbi jetën tek rrethrrotullimi i Saukut, së bashku me dy shtetase të tjera. Ai postonte në TikTok video duke udhëtuar me 270 km/h. Vdekja e tij u pasua me vdekjen edhe të dy të rinjve të tjerë, të cilët u aksidentuan pak ditë më vonë.

Lidhur me këto ngjarje të rezikshme, Policia e Tiranës i ka vendosur Aleks Vishës një gjobë qesharake. Për shpejtësinë me të cilën po udhëtonte dhe motivimit që u bëri të rinjve në rrjete sociale, Vishaj u gjobit me 1 milionë lekë të vjetra. Policia nuk i tërhoqi as patentën dhe as nuk vendosi në gjobë më të majme ndaj milionerit të rrjeteve sociale, i cili këtë faturë e ka si një kafe mëngjesi me shokët e tij.

“Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Ferrari” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat. Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj” -thuhet në njoftim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit