Me 30km/h dhe pa asnjë dritë, kamioni kthehet në rrezik për shoferët

Me 30km/h dhe pa asnjë dritë, kamioni…

Nëse ka një provë të vërtetë durimi dhe guximi për çdo drejtues mjeti në Shqipëri, ajo nuk është thjesht trafiku, por fati i keq për të ngecur natën pas një kamioni fantazmë në rrugën Librazhd-Elbasan. Atje ku koha matet ndryshe dhe çdo metër rrugë duket si një kilometër ankthi.

Sipas denoncimit të radhës ardhur nga terreni, një drejtues mjeti është detyruar të përjetojë një kalvar prej 30 minutash pas një kamioni që udhëtonte pa drita, duke e bërë praktikisht të padukshëm në errësirën e aksit nacional. I ngarkuar dhe i vendosur për të mos i lëshuar rrugë askujt, ky shofer i rrugëve duke sfiduar çdo rregull të sigurisë rrugore, refuzonte kategorikisht t’i hapte krahun automjetit pas tij.

Në video duket qartë se si përpjekjet për parakalim kthehen në mision të pamundur, pasi errësira e kamionit pa drita gërshetohet me dritat e verbueshme të trafikut që vijnë përballë. Çdo tentativë për të ecur përpara përplaset me murin e lëvizshëm të mjetit të tonazhit të rëndë, i cili duke ruajtur një ritëm breshke, e ka shndërruar këtë udhëtim nate në një rrezik konstant për jetën.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit