“Më 31 maj rihapet kolaudimi”, Blendi Gonxhja sqaron qytetarët për kontrollin teknik të mjetit: Çdo certifikatë e skaduar favorizohet...

“Më 31 maj rihapet kolaudimi”, Blendi Gonxhja…

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” ka sqaruar qytetarët në lidhje me kontrollin teknik të automjeteve.

Gonxhja theksoi se më datë 31 maj do të rihapet kolaudimi, kurse shtoi se çdo certifikatë e skaduar, favorizohet me plus dymbëdhjetë muaj.

“Ne po trajnohemi nga specialistët e pajisjeve. Ne punojmë me pajisje kompjuterike të reja. Ky është një shërbim që do të rregullohet aty ku duhet. Do bëjmë shtesë shërbimi në Durrës dhe në Tiranë. Kontrolli teknik i automjeteve do bëhet në fund të muajit. Më 31 maj do rihapet kolaudimi. Disa sektorë, që kanë lidhje edhe me transportin, përfshirë turizmin, janë në krizë, edhe për shkak të pandemisë. Ne kemi nisur punën, që në fund të verës të të ofrojmë shërbim optimal. Kolaudimi nis me automjetet e transportit të mallrave. Duhen paguar taksat në kohë. Keni udhëzime pranë uebit të DPSHTRR. Çdo certifikatë e skaduar, dhe kolaudimi ka qenë i mbyllur, presupozohet se nuk ka qenë faji i qytetarit dhe favorizohet me plus dymbëdhjetë muaj. Edhe nëse ka marrë vulë për 1 muaj, disa muaj, ai përfiton 12 muaj mbi datën e skadencës që ka në mjet”, tha Gonxhja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit