Me 56 klandestinë në “Benz”/ Kapet në Pogradec shoferi nga Kamza, i kërkonte 200 euro çdo emigranti

Me 56 klandestinë në “Benz”/ Kapet në…

Policia ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Sokol Qekrezi pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Mësohet se në kamionin e tij tip “Benz” ishin fshehur 56 emigrantë të paligjshëm, dhe Qekrezi iu kishte kërkuar nga 200 euro secilit për t’i kaluar drejt vendeve të BE-së. Shoferi 49-vjeçar nga Kamza rezulton i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Qarku Korçë
Vijon operacioni policor “Perimetri”. U kap duke transportuar 56 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 49 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Shërbimet e policisë kanë kapur në lagjen nr. 3, Pogradec, shtetasin e mësipërm duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin kamion të markës “Benz”, 56 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit