Me antiplumb veshur dhe ruhet me truproja me armë, kundërshtari i Erdoganit shton sigurinë

Me antiplumb veshur dhe ruhet me truproja…

Kryetari i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu, ka shtuar sigurinë personale duke veshur antiplumb në daljet e tij dhe duke u shoqëruar nga truproja. Në tubimin parazgjedhor dy ditë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi është shfaqur i rrethuar nga masa të shumta sigurie. Sipas disa informacioneve që kishte nga inteligjenca turke, Kilicdaroglu mund të ishte objektiv i një sulmi me armë.

Mediat kanë publikuar pamje ku duken truprojat e Kilicdaroglu mbajnë pushkë automatike dhe janë me të në podium nga ku ai mbajti fjalimin e tij. Një burim i Partisë Republikane Popullore tha se lideri i opozitës kishte rrezik për jetën në fund të fushatës zgjedhore.

Kemal Kilicdaroglu ka arritur të ngushtojë diferencën në sondazhe dhe pushteti i Erdogan nuk është më i sigurtë në letër. Pas një periudhe prej dy dekadash në pushtet, duket se froni i tij mund të lëkundet nga kandidati i opozitës i cili ka bërë një fushatë të qetë dhe paqësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit