Me avion privat 10 mln euro, prona e pasuri në gjithë botën. Kush është politikani shqiptar më i pasur...

Me avion privat 10 mln euro, prona…

Behxhet Pacolli ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2019, në Agjencinë kundër Korrupsionit.

Pacolli është një nga shqiptarët më të pasur, dhe aty vihen re prona e pasuri me vlera marramendëse.

Pacolli ka deklaruar se avioni i tij privat, “Challanger CL 604 B&A” kushton plot 9 milionë e 900 mijë euro.

Mbi gjysmë milioni euro, Behgjet Pacolli i deklaroi edhe gjashtë vetura të tipit Mercedes, plot 563 mijë euro.

Ai ka deklaruar edhe vlerën e kompanisë Mabetex Group, që kap 200 milionë euro.

Ndërkohë, ka deklaruar aksione edhe në 17 kompani të tjera.

Pacolli i ka deklaruar edhe 8 vetura, ku vetëm dy prej të cilave arrijnë vlerën e 400 mijë eurove.

Ndërkohë, pasuritë e paluajtshme jashtë territorit të Kosovës kapin vlerën e 125 milionë eurove/

Ish-ministri i Punëve të Jashtme si pasuri të paluajtshme jashtë Kosovës në vlerë prej 125 milionë euro.

Hotel Sëiss Diamond, Pacolli e ka vlerësuar në vlerë prej 42 milionë euro ndërsa, Hotel Grand Prishtina në vlerë prej 3 milionë e 630 mijë euro.

Behgjet Pacolli i ka deklaruar edhe 5 milionë euro si para të gatshme në katër banka të ndryshme.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit