Me Benz të blinduar/ Si u shoqërua Endrit Dokle, në mjet ndodhej edhe bashkëshortja me fëmijën

Me Benz të blinduar/ Si u shoqërua…

Endrit Dokle u la i lirë sot pas shoqërimit që i bëri policia mbrëmjen e djeshme. Dokle u shoqërua në ambientet e brendshme të Drejtorisë së Policisë së Përgjithshme, pasi po lëvizte me makinë me Fatjon Muratin.

Dokle lëvizte me një mjet tip Mercedes Benz S-Class të blinduar me targa bullgare në bulevardin ‘Migjeni’, bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur.

Mjeti drejtohet nga Gentian Reçi, kunati i Dokles, ndërsa në vendin e parë ishte Fatjon Murati, i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Murati rezultonte bashkëpunëtor i shtetasit Kristjan Gjini i arrestuar gjatë operacionit “Ruger” ku në dy ambiente të marra me qera në një kompleks rezidencial, u gjetën dhe u sekuestruan armë dhe muncione të ndryshme.

Pas kontrollit që policia po i bënte mjetit, bashkëshortja dhe fëmija  Dokles janë larguar me një taksi. Dokle bashkë me Reçin dhe Muratin janë drejtuar në polici. Reçi u la i lirë i pari.

Indrit Dokle u dërgua me burgim të përjetshëm në janar të vitit 2020. Ai u përmend në dëshminë e Nuredin Dumanit i cili deklaroi se Ervis Martinaj i kishte ofruar 100 mijë euro për ta ekzekutuar atë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit