“Më bëri që të dashurohesha”, Jonida Vokshi tregon burrat më të rëndësishëm të jetës së saj

“Më bëri që të dashurohesha”, Jonida Vokshi…

Jonida Vokshi, e ftuar në “E ardhmja është vajzë” foli dhe për burrat më të rëndësishëm të jetës së saj.

Aktorja u ndal së pari tek figura më e rëndësishme e jetës së saj, babai.

Ndërsa e cilësoi si dashurinë e parë të saj, Jonida tha se ndihet falenderuese ndaj tij për shembullin që i ka dhënë për të rritur vajzën e saj.

“Asnjëherë nuk më është ndaluar të marr një vendim timin që kur kam qenë e vogël.

Dhe për këtë jam shumë falenderuese dhe për mbështetjen edhe nëse e ka menduar që e kam gabim në diçka. Më ka lejuar të shkoj përtej kësaj.

Ajo që e falenderoj më shumë është fakti që më ka dhënë shembull si të rris vajzën time,” tha Jonida.

Një vend të veçantë për të zë dhe i vëllai, për të cilin tha se është gjysma e jetës së saj.

Në fund, Jonida foli dhe për Besnikun, të cilin e konsideroi si mashkullin më të rëndësishëm në jetën e saj.

“Besniku përpos që është bashkëshorti, tashmë është baba i vajzës time dhe përtej kësaj nuk ka.

Më i rëndësishmi i jetës time. Historia jonë ka patur problematikat e veta. Për ne ka qenë sfidë shumë e madhe largësia.

Historia jonë ka qenë e ndarë mes Prishtinës dhe Tiranës por ai më bëri që të dashurohesha aq shumë saqë të dy bashkë të jemi dhe prindër të një vajze,” tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit