Me çfarë merret pas lirimit nga burgu biznesmeni që i'u futi 'frikën në palcë' turistëve të huaj...

Me çfarë merret pas lirimit nga burgu…

Pas videos ‘legjendë’ të biznesmenit Mihal Kokëdhima, ku vitin e kaluar terrorizoi turistët spanjollë për mos pagesën e faturës, i kushtohet edhe një postim.

Pronari i lokalit në porto Palermo përfundoi në burg pas ngjarjes.

Por pasi 1 viti burg, gazetari i njohur Artan Hoxha e ka takuar atë, dhe mësohet se Kokëdhima vazhdon ende të shesë peshk.

Por tani ai është i detyruar që të dalë me makinën e tij tip “Benz 250”, pasi restoranti dhe hoteli iu shemb.

Hoxha i ka kushtuar një postim në faqen e tij në Facebook kësaj çështjeje, ku thotë se burgun e bëri për shkak të një miliarderi spanjoll, që nuk kishte të holla në kuletë për të paguar faturën.

Postimi i plotë:

Nostalgji…kater vite me pare ne Porto Palermo.. E mbani mend Mihalin?! E takova dje. Vazhdon te shesë peshk, koce dhe levrek nga rezervati i tij, ne Port Palermo, me nje Benz 250 te ndryshkur.. Eh mor Mihal, Mihal!! Mire bùrgun qe e bere tamam, po te rrafshuan restorantin megjithe hotel, per 5 levreke rezervati…qe nje miliarder spanjoll, nuk pati leke te holla ne xhep, të t’i paguante… I prishe imazhin e turizmit elitar, udheheqesit dhe… Prandaj thote populli:”Me zjárrin, ujin dhe shtetin mos e krruaj, se te bejne gjemen…”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit