Një video e mbërritur në redaksinë tonë tregon një efektiv policie me një armë në dorë, duke qëlluar në drejtim të protestuesve.
Nga pamjet nuk mund të përcaktohet se çfarë lloj arme apo municioni po përdoret dhe nëse bëhet fjalë për plumba gome, kapsolla zhurmuese apo gaz lotsjellës.
I kërkojmë Policisë së Shtetit të sqarojë publikisht se çfarë pajisjeje shfaqet në video, çfarë po qëllohet në drejtim të protestuesve dhe nëse përdorimi i saj në këto rrethana është në përputhje me rregullat për përdorimin e forcës.
Transparenca është detyrim. Qytetarët kanë të drejtë të dinë se çfarë po përdoret ndaj tyre gjatë protestës.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/HZ2XQEvsE_Y” title=”Me çfarë po qëllon Policia ndaj të rinjve në protestë?” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>