“Më ço foto nudo ose do vras familjarët e tu”/ Pedofili kërcënon 15-vjeçaren

“Më ço foto nudo ose do vras…

Një rast i ri i shfrytëzimit seksual të të miturve ka ndodhur në Greqi.

Një vajzë 15-vjeçare ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Ialyssou në Rodos, se pak ditë më parë ka marrë një kërkesë miqësie në llogarinë e saj në Instagram nga një person i panjohur me të cilin ka nisur të bisedojë.

Ai e kërcënoi se do të dëmtonte familjen e saj nëse ajo nuk i dërgonte foto nudo dhe vajza u dorëzua nga frika, shkruan protothema.

Më pas ai i kërkoi asaj që t’i dërgonte më shumë foto nudo, duke e kërcënuar këtë herë se nëse nuk do t’i bindej, do t’i bënte publike fotot që ajo i kishte dërguar tashmë.15-vjeçarja siç ka treguar në polici e ka bllokuar dhe ka njoftuar prindërit dhe autoritetet.

Prokuroria e Krimeve Kibernetike do të bëjë një hetim të mëtejshëm paraprak për kapjen e gjurmëve kibernetike të autorit dhe vënien e tij para drejtësisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit