“Më dhembin të dy njësoj”/ Modertorja iu përvishet vip-ave shqiptarë

“Më dhembin të dy njësoj”/ Modertorja iu…

Moderatorja Bora Zemani i është përgjigjur reagimeve të disa prej vipave shqiptarë të cilët u shprehën se pëprapa racizmit në Amerikë ata duhet të sensibilizoheshin dhe të ngrinin zërin për atë që po ndodh në Shqipëri.

Bora nëpërmjet disa postimeve në Instagramin e saj, është shprehur se po aq sa përdhunimi i të miturës ka ndjerë dhimbje dhe për burrin që humbi jetën në Amerikë pasi u asfiksua nga presioni që një efektiv i policisë i ushtronte në qafë duke e shtypur me këmbë.

“Çfarë ju bezdis në një foto të postuar në rrjetet sociale në shenjë solidariteti me gjithë botën? Nuk jetoj në Amerikë por më dhembi njësoj si të ishte shqiptar ai burrë që lutej dëshpirimisht për të marrë frymë”, shkruhet në postimin e moderatores.

Më pas ajo ka treguar se njësoj ka ndjerë dhimbje edhe për të miturën që u përdhunua dhe krahas shprehet se ajo mbështet ata që kanë nevojë për mbështetje.

“Më dhemb e më çmend po aq shumë një vajzë e përdhunuar dhe e shantazhuar për kaq shumë kohë. Edhe nëse nuk do të ishte shqiptare po prap njësoj do të revoltohesha e do ta mallkoja atë monstër pedofil sepse mendoj se janë shpifësirat më të neveritshme në planet. Unë mbështes ata që unë besoj se kanë nevojë për mbështetje pa dallim”, vijon më tej moderatorja.

Kujtojmë se në psotimet e tyre Bes Kallaku, Amarda Toska apo Enca iu bën thirrje vip-ave shqiptarë që të ngrinin zërin për atë që po ndodh në Shqipëri përapara asaj që po ndodh në Amerikë.

/cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit