Me dorën mbi Kushtetutë, Xhaçka dhe Peleshi betohen para Metës: Do të kryejmë me përgjegjësi detyrën që na është besuar

Me dorën mbi Kushtetutë, Xhaçka dhe Peleshi…
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Ministrja Xhaçka dhe Ministri Peleshi u betuan me dorën mbi Kushtetutë para Kreut të Shtetit.
Featured image of article: Me dorën mbi Kushtetutë, Xhaçka dhe Peleshi betohen para Metës: Do të kryejmë me përgjegjësi detyrën që na është besuar

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u betuan para Presidentit Ilir Meta. Ceremonia u zhvillua pasditen e sotme në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Ministrja Xhaçka dhe Ministri Peleshi u betuan me dorën mbi Kushtetutë para Kreut të Shtetit.

“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave,”– thanë ata.

Presidenti i Republikës, Sh.T Z. Ilir Meta u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit Ministres Xhaçka dhe Ministrit Peleshi, duke u uruar suksese në detyrat e tyre të reja e të rëndësishme. Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, z.Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Sot në Kuvend u miratuan ndryshimet në qeveri. Xhaçka u emërua me 94 vota pro si Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Peleshi gjithashtu me 94 vota pro u emërua Ministër Mbrojtjeje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit