Me dy mbiemra/ Kush është 37-vjeçari i arrestuar në Vlorë, si i shpëtoi prej vitesh drejtësisë

Me dy mbiemra/ Kush është 37-vjeçari i…

Policia e Vlorës prangosi dje Ergust Dumitru (Bubeqi), 37-vjeçarin, që rezulton autor i disa veprave penale dhe ishte në kërkim nga drejtësia italiane.

Në njoftimin e bërë dje nga Policia thuhej se Ergust Dumitru ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2018, e ka dënuar me 9 vjet e 10 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh” dhe “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ndërkaq mësohet se Bubeqi, së bashku me 27 persona të tjerë, romë dhe shqiptarë, ishin arrestuar nga Policia në Pescara gjatë operacionit “Carpe Diem”, të finalizuar në vitin 2008.

Mediat italiane raportuan se të arrestuarit ishin dakordësuar që të bënin një administrimin e fluksit të trafikut të drogës nga jashtë për në Abruzzo dhe më pas do ta shpërndanin në të gjithë tregun Italian.

Megjithatë Bubeqi do të zhdukej nga “radarët” e Policisë në vitin 2018, kur u ekzekutua ndaj tij masa “arrest me burg”. Mësohet se Bubeqi ka përdorur dokumente false për të qarkulluar i lirë.

Pikërisht, përdorimi i dokumenteve false bëri që ai të transferohej në Belgjikë për t’u kthyer sërish në Shqipëri, ku jetoi me identitet të dyfishtë, përmes mbiemrit të gruas rumune me rezidencë në San Salvo.

Pas gjurmimit dhe zbulimit të skemës së arratisë, Zyra e Prokurorisë Publike të Aquila nxori menjëherë një urdhër arresti ndërkombëtar, që u përmbyll me arrestimin e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit