Me dy variante kontradiktore, qeveria jep 1,3 milionë euro për projektimin e tunelit të Llogarasë

Me dy variante kontradiktore, qeveria jep 1,3…

Qeveria ka miratuar më 10 qershor kalimin e një fondi prej 1, 3 milionë euro Ministrisë së Infrastrukturës, për rishikimin e studimit të fizibilitetit për projektin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë. Ndërtimi i tunelit, sipas qeverisë parashikohet të kushtojë 6,3 milionë euro.

Ende nuk dihet se si do të financohet dhe ndërtohet tuneli deri më sot, pasi ka dy variante të hedhura në publik.

Më 25 dhjetor në një intervistë ku fliste në lidhje me aeroportin e Vlorës, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku shprehej:

Një tjetër projekt që pritet të nisë në 2020 është edhe ai për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, i cili gjithashtu do të ndërtohet me koncesion për 35 vjet me një vlerë prej 150 mln eurosh. Ndërtimi pritet të nisë, sipas ministres, diku në mes të muajit shkurt të 2020.

Ndërsa, më 11 qershor Agjensia Telegrafike e Lajme shkruan se sipas burimeve zyrtare qeveria ka vendosur ta ndërtojë vetë tunelin e Llogarasë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit