Më e lumtur se kurrë/ Rudina Dembacaj tregon kur do ta bëjë dasmën me Markun

Më e lumtur se kurrë/ Rudina Dembacaj…

Që prej bërjes publike të romancës së saj me ish-deputetin, Mark Frrokun, nuk kanë munguar fotot e shumta të çiftit në llogarinë e Rudina Dembacajt në Instagram.

Moderatorja nuk lë rast pa treguar se është kokë e këmbë e dashuruar me Markun, madje këtë të fundit e quan djalë me fat në foton e fundit në Instagram.

Por së fundmi teksa kishte të ftuar këngëtaren Eneda Tarifa në programin e saj, moderatorja zbuloi dhe planin e dasmës me ish deputetin pasi të kalojë situata e koronavirusit.

Pjesë nga biseda:

Rudina Dembacaj: A do kem nderin të jesh një nga këngëtaret e ftuara në dasmën time të dytë?

Eneda Tarifa: Aëë mishi kokërr, paskemi dasmë.

Rudina Dembacaj: Po e kemi por të kalojë koronavirusi.

Eneda Tarifa: Do vij me kënaqësi të madhe sepse çifti juaj realisht më pëlqen dhe shkoni.

Rudina Dembacaj: Faleminderit mezi po presim, mezi po presim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit