“Më erdhi policia në shtëpi në 7 të mëngjesit”/ Ish deputeti tregon çfarë i ndodhi sot

“Më erdhi policia në shtëpi në 7…

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka zbuluar në një emision televiziv se policia i ka shkuar në 7 të mëngjesit në banesë ditën sotme, Arsyeja, tregoi ai, ishte për tu paraqitur në komisariat.

Sipas Balliut, bëhet fjalë për arrestimin e tij të dytë në një protestat e opozitës, por ai shton se duhet që prokuroria t’i kishte dërguar një letër për ta firmosur, jo të vinte policia në shtëpi.

Unë kam me qindra çështje penale që janë fiktive të cilat janë bërë me urdhër të Ramës, për shkak të aksionit të opozitës. Në rastin konkret bëhet fjalë për arrestimin e dytë timin, për të cilin prokuroria sot, ka mbyllur hetimit dhe kërkon që unë të shkoj dhe të firmos.  Kjo është normale, por prokuroria të dërgon një letër, nuk të vjen policia në 7 të mëngjesit duke më thënë që duhet të shkoj të rajoni i policisë, kur unë s’kam punë atje, por duhet të shkoj në prokurori bashkë me avokatin tim, për firmosjen e dokumenteve.  Pyeta përfaqësuesin e policisë dhe më tha se po bëhet një lojë me topa e llastiqe. Unë u thash se nuk jam unë topi që të luani me llastiqe. Duhet të shkoni te prokurori”, tha ai.

“Këta përdorin në mënyrë meskine policinë për presion ndaj opozitës dhe angazhimet e saj për denoncime dhe mbrojtjen e votës. Kjo është e habitshme që kjo policia vjen qysh në 7 të mëngjesit për të ardhur te shtëpia e opozitës apo e ndonjë qytetari të thjeshtë, kur nuk është vrarë njeri, por vetëm është mbrojtur interesi publik në një aferë korruptive, për të cilën nuk ka asnjë të arrestuar.  Më vjen shumë keq që e them, por policia e shteti është vegël e një pushteti të inkriminuar, është e kapur”, shtoi ish deputeti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit