Me flokët formë kapelon dhe baluket e ndara në mes, deputeti i PD-së tërheq vëmendjen me ‘look-un’ e ri

Me flokët formë kapelon dhe baluket e…

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë prej 2 orësh është shoqëruar mbi diskutimet për Teatrin Kombëtar.

Fjalën e kanë marrë shumë deputet dhe ministra. Mirëpo, ai që ka tërhequr vëmendjen është kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë dhe deputeti i PD në qarkun e Shkodrës, Selami Janishehri.

Janishehri u shfaq me një ‘look’  të ri, me flokët në formë kapelon dhe baluket të kthyera në mes.

Deputeti edhe më herët është spikatur për ‘look-un’ e tij. Një herë me flokë të zinj, biond apo edhe me flokë të thinjura.

Selami Janishehri është një ndër deputetët më të ri të parlamentit të Shqipërisë por dhe më i vjetri në moshë.

Kujtojmë që deputeti ka qënë i i dënuar me 8 muaj burg për akuzën e “Mashtrimit”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit