Me FOTO/ Ja si ‘Telekom Albania’ po vjedh shqiptarët...

Me FOTO/ Ja si ‘Telekom Albania’ po…

Jo vetem “Vodafone Albania” por tashmë edhe kompani si “Telekom-Albania” janë në garë me njëra tjetrën… jo për konkurrencë!

Ato janë në garë se kush vjedh dhe grabit më shumë konsumatorët e pambrojtur shqiptarë.

Këta të fundit të mbetur në mëshirë të fatit, përballë kompanive celulare, që duket se i kanë “kopsitur” mirë punët me autoritetet shtetërore, kanë gjetur si zgjidhje, denoncimet publike.

Qytetarët nëpërmjet mediave on-line po bëjnë atë që në fakt duhet ta bënte “AKEP”-i, “Autoriteti i Konkurrencës” apo “Tatimet”.

Një qytetar ka denoncuar sot, sesi sipas tij, kompania celulare “Telekom-Albania”, po vjedh klientët.

Në një mesazh dërguar redaksinë “Gazetaatdheu.com”, ai tregon dy SMS që kompania ja ka dërguar brenda ditës së sotme.

E para konfirmon blerjen e një oferte me “9 GB”. Ndërsa e dyta, njofton se interneti i paketës ka mbaruar.

E çuditshme në fakt sesi “9 GB” mund të mbarojnë brenda ditës! Sido që t’i bësh llogaritë, vështirë se mund të ndodhë.

Megjithatë, “Telekom-Albania” duket se është kompania e “magjirave”, që mbush xhepat e pronarëve duke vjedhur klientët.

‘Dua të denoncoja këtë rast të Telekom Albania që po na vjedh përditë. Sapo bëra ofertën dhe më mbaroi interneti. Nuk dimë ku të ankohemi’,- shprehet qytetari në mesazhin e tij.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit