ME FOTO/ Refugjatët afganë në hotelet e Durrësit, të mbikqyrur nga Policia dhe firma private të sigurisë

ME FOTO/ Refugjatët afganë në hotelet e…

121 refugjatët politikë afganë që janë strehuar sot në hotelet e Durrësit, pas mbërritjes gjatë natës në Rinas, mësohet se nuk do te lejohen të dalin nga territori i percaktuar i godinave të hotelit.

Ata do të monitorohen nga Policia e Shetit, firma private sigurimi, nje nder to dhe firma që ruan muxhahedinët ne Manëz. Për ta është vendosur një personel mjekesor ne dispozicion, ambulanca që do të qendrojne gjate gjithe kohes pranë tyre dhe sigurisht, edhe përkthyes.

Mendohet që në strukturat hoteliere do të strehohen “elita” ndersa në konvikte, të tjerët. Po pritet të lirohen hotelet e tjera në Durrës nga pushuesit për të strehuar të tjerë refugjatë, ditët në vijim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit