Të rinjve britanikë dhe jo vetëm iu dha drita jeshile e shumëpritur për të festuar klubeve të natës në Uells, për herë të parë pas 16 muajsh që ishin të mbyllura për shkak të masave strikte që u morën për Covid-19.
Mediat britanike kanë publikuar fotografi nga fundjava, ku vihet re se qytetarët e etur për festa, u mblodhën në grupe dhe dolën rrugëve të qytetit për të shijuar lirinë që me zor e prisnin.
Nga e shtuna, të gjitha kufizimet që ishin vënë për frenimin e pandemisë së koronavirusit u hoqën në Uells. Si pasojë të gjitha bizneset, përfshirë klubet e natës, iu dha liria që të mirëprisnin klientët e tyre.
E për të festuar këtë liri, qindra njerëz u mblodhën në rrugët e Swansea mbrëmë, ku festuan me nga një pije alkoolike. Siç shihet edhe nga pamjet, jashtë klubeve ishin krijuar radhë të gjata me njerëz që prisnin të hynin brenda.