“Më fuste gishtat në fyt të më mbyste”/ 28-vjeçarja: Unë e ndihmova kur erdhi në Gjermani

“Më fuste gishtat në fyt të më…

28 vjeçarja e cila u mbajt peng për një javë nga bashkëjetuesi i saj Gleard Gusholli në një rrëfim për mediat nga spitali i Traumës ka treguar të gjithë dhunën që është ushtruar mbi të. Ajo ka treguar se u njoh me Gleardin në një spital në Gjermani, ku ajo ishte infermiere dhe u përpoq të ndihmonte atë, sepse ai ishte pa dokumente.

Pasi jetuan për pak kohë në Gjermani ajo tregon se erdhën në Shqipëri, pasi prindërit e saj e nxorën nga shtëpia Gleardin. Sipas saj, që me mbërritjen në fillim të këtij muaji në Tiranë, Gusholli është treguar xheloz dhe i dhunshëm, sepse fajësonte prindërit e saj që iku nga Gjermania.

E reja thotë se Gushollie dhunonte pasi donte të hakmerrej që ata që ndruan për pak muaj të ndarë, pasi prindërit e saj nuk e pranonin.

“Donte të hakmerrej se kemi qenë 3 muaj të ndarë. Në Gjermani ka nisur nga dhuna. Prindërit e mi e kanë marrë vesh dhe e kanë nxjerrë nga shtëpia. Kishim 1 vit e gjysmë që njiheshim. Në Gjermani më ka dhunuar, nuk e kemi denoncuar as unë as familja. Prej xhelozisë donte të hakmerrej, më merrte telefonin, nuk kontaktoja dot askënd. Në Gjermani kemi bashkëjetuar 1 muaj e gjysmë dhe prindërit e mi e nxorën nga shtëpia.

Ai akuzonte prindërit e mi dhe mua që ne e kemi denoncuar, ne s’kemi bërë as denoncim e asgjë dhe në këtë moment merr gocën e dajës në telefon dhe i thotë të lutem më gjej një avokat në Gjermani dhe më thuaj pse s’më lejohet të hyj në Gjermani”, është shprehur ajo.

Më tutje ajo ka treguar se natën e fundit ai ka qenë duke e mbytur, sepse e futi në dush hapte ujin, dhe më pas i futi gishtat në fyt për ta mbytur. Por, për fat të mirë atje shkuan kushërinjt dhe kunati i Gleardit dhe e kanë shpëtuar.

“Kur flisja në telefon me gocën e dajës së tij, ajo i thoshte të lutem mos u zini. Kur folëm prap në telefon, i thashë gocës së dajës të vijë të më ndihmojë. Më fuste 4 gishtat në grykë dhe donte me ma marr shpirtin. Unë e dija që po vdes e po jap shpirt. Më ka dhunuar. Unë kam lindur e jam rritur në Gjermani, jam infermiere.

Ai ka qenë në qytetin tim dhe ka kërkuar ndihmë se nuk ndihej mirë. Unë si shqiptare doja ta ndihmoja.

Ditën që erdhi kunata për të më ndihmuar, rreth 15 herë më fuste gishtat në fyt e donte të më mbyste. Kur hapi derën ishte kunati i Gleardit, çuni i dajës dhe goca e dajës. Ata e nxorën nga shtëpia. Goca e dajës më veshi rroba se isha nudo, më kishte futur në dush e donte të më vriste. Unë jam e vdekur”, tregoi ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit