"Më goditën në fytyrë"/ Flet avokati i dhu.nuar: Si ndodhi ngjarja

“Më goditën në fytyrë”/ Flet avokati i…

Avokatin Kujtim Cakrani, i cili këtë të Hënë ka denoncuar dy persona se e kanë dhunuar, ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen.

Në një prononcim për Report TV, ai tha se ngjarja ndodhi për shkak të një çështje që ka marrë përsipër si avokat.

“Unë sot në mëngjes kam ardhur në zyrë, dhe kam shkuar në një lokal përpara zyrës, dy persona me makinë të zezë, që i kam marrë dhe targën më kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar. Më kanë kërkuar që të heq dorë nga një çështje që lidhet me rrëmbimin e një personi, dhe unë mbroj palën e familjes së viktimës. I kam identifikuar personat, se kanë qenë më parë ntek unë, unë zyrën e kam survejuar me kamera dhe i kam të fotografuar të paktën njërin prej tyre që ka qenë më aktiv. Më kanë goditur në fytyrë, kam lajmëruar policinë, nuk heq dorë nga kërcënimet se unë jam avokat dhe kësaj çështje do t’i shkoj deri në fund. Jam kërcënuar dhe herë të tjera nga këta persona, në mënyrë të vazhdueshme, sa herë që hedh një hap në mbrojtje të klientit tim, në këto kushte jam i detyruar që të kërkoj mbrojtje nga policia e shtetit. Nuk i kam denoncuar herë tjetër se nuk kishin arritur deri në dhunë fizike”, u shpreh avokati.

“Jam në të drejtën time që të kryej detyrën në mbrojtje të lrientëve të mi dhe nuk intimidohem aspak nga këta persona se jam në të drejtën time. Kjo punë duhet të marrë fund“, tha Cakrani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit