Me gomone drejt Londrës/ Ambasada britanike paralajmëron shqiptarët

Me gomone drejt Londrës/ Ambasada britanike paralajmëron…

Ambasada britanike në Tiranë ka paralajmëruat qytetarët shqiptarë të cilët duke u përpjekur të largohen nga vendi, i drejtohen rrugëve të rrezikshme si për shembull udhëtimi me gomone.

Në mesazhin e ambasadës thuhet se ndërsa përpiqen të largohen nga Shqipëria, qytetarët mund të humbasin edhe jetën si pasojë e kushteve të motit.

“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit.
Mos rreziko!”, shkruan ambasada.

Paralajmërimi vjen ndërsa në mediat britanike raportohen pa fund raste të shqiptarëve që mbërrijnë ilegalisht në vend.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit