Me gruan shtatzënë dhe pa precedentë penalë/ Kush është i riu që u qëllua me qytën e pistoletës në Bllok

Me gruan shtatzënë dhe pa precedentë penalë/…

Një sherr është regjistruar pak më parë në zonën e ish-Bllokut.

Mësohet se personi që është qëlluar me qytën e pistoletës është Edison Xhediku, 39 vjeç. Ai ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, brenda të cilit kishte edhe gruan shtatzënë, në momentin që është sulmuar.

Ndërkohë bëhet me dije se persona të paidentifikuar janë afruar tek makina ku ndodhej Xhediku dhe e kanë qëlluar me qytën e pistoletës.

Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes. 39-vjeçari Xhediku fatmirësisht nuk ka marrë plagë si pasojë e këtij sherri, që paraprakisht besohet se ka nisur për motive të dobëta.

Në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë zonës ku ka ndodhur ngjarja në mënyrë që të zbardhen detaje mbi autorin dhe sherrin.

Sakaq ai nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë por është shoqëruar edhe dy herë të tjera në polici pas sherreve për motive të dobëta.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit