"Jo 5 vite por 3, ose 2"/ Gjykata Kushtetuese ridërgon në Parlament ligjin për studentët e mjekësisë

“Jo 5 vite por 3, ose 2″/…

Studentët e mjekësisë do të qëndrojnë me hir ose pahir në Shqipëri disa vite pas përfundimit të studimeve.

Këtë të enjte Gjykata Kushtetuese e cila disa muaj më parë dukej se i dha shpresë studentëve për marrjen në shqyrtim të projektligjit që i detyronte ata të ushtronin profesionin deri në 5 vite në vendin tonë, ka vendosur që ligjin ta rikthejë përsëri në kuvend për shqyrtim. Gjykata i ka kërkuar kuvendit që të rishikojë dhe një herë afatet e qëndrimit të detyrueshëm në Shqipëri në përfundim të studimeve, pasi duke marrë në konsideratë praktikën e vendeve të tjera, afati i qëndrimit të detyrueshëm nuk mund të jetë më shumë se 3 vite pasi konsiderohet i ashpër.

Tashmë brenda tre muajsh kuvendi duhet ta rishikojë ligjin, dhe sipas propozimit të gjykatës të bëjë ndryshimet e nevojshme.

Sipas gjykatës ligji në fjalë është për interes publik, lidhur me detyrimin e shtetit për kujdesin shëndetësor ndaj qytetarëve. Por gjatë procesit afati prej 5 vitesh është parë si kohëzgjatje e më e tepërt se sa i nevojitet vendit për përmbushjen e objektivit legjitim.

Muaj më parë studentët e mjekësisë u ngritën në protesta dhe bojkotuan orët e mësimit duke kërkuar pezullimin e këtij ligji që i detyron të qëndrojnë pa dëshirën e tyre në Shqipëri, dhe ndërprenë protestat vetëm kur çështja u mor në shqyrtim nga gjykata. E pas kaq javësh, studentët duket se nuk e kanë arritur ende objektivin e tyre për anulimin e projektligjit, dhe në përfundim të studimeve do të duhet të qëndrojnë disa vite këtu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit