Më i afërti për të qenë “perfekt”, kush është burri më i pashëm sipas shkencës

Më i afërti për të qenë “perfekt”,…

Aktori Robert Pattinson është shpallur burri më i pashëm në botë sipas shkencës.

Sipas kirurgut të famshëm plastik Julian De Silva i cili krahason tiparet e fytyrës me “Raportin e Artë” ose standarti i bukurisë së grekëve, Robert Pattinson është njeriu më i pashëm në botë.

Ylli 33 vjeçar mesa duket ka tiparet dhe përmasat më të mira të fytyrës duke lënë pas Brad Pitt dhe George Clooney.

Rezultati nxorri që Robert Pattinson ka detajet më të përsosura të fytyrës.

Ai përputhej me idenë e “njeriut të përsosur” të vendosur nga grekët me një përqindje 92.15% me sytë, hundën dhe mjekrën që ishin tiparet e tij më të mira.

Në vendin e dytë u rendit Henry Cavill.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit