“Më ka hyrë në banesë dhe ka dëmtuar e vjedhur materialet, Policia të marrë masa”

“Më ka hyrë në banesë dhe ka…

Një qytetar ka denoncuar një rast vjedhjeje dhe dëmtimi të pronës në fshatin Topoj, në zonën e Grykës së Fierit, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për zbardhjen e ngjarjes.

Ai ka treguar se në banesën e cila është aktualisht e pabanuar janë dëmtuar kabina elektrike dhe janë marrë materiale ndërtimi, duke shkaktuar dëme materiale. Qytetari ka siguruar edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë, të cilat sipas tij tregojnë personin që ka hyrë në ambientet e pronës dhe momentin kur ai konfrontohet me të.

Kam bërë denoncimin, por kanë kaluar disa ditë dhe nuk po shoh asnjë reagim. I kam të gjitha videot në telefon. Nga pamjet duket se personi e njeh mirë vendin, pasi nuk është hera e parë që futet aty”, shprehet qytetari.

Ai kërkon që autoritetet të verifikojnë pamjet filmike dhe të hetojnë rastin për identifikimin e autorit të dyshuar dhe vënien para përgjegjësisë të personit që mund të ketë kryer dëmtimet.

Qytetari ka sqaruar se nuk e njeh personin që shfaqet në video, ndërsa rasti pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse të policisë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit