‘Më ka përkëdhelur fati’, Jona Spahiu i bën urimin e veçantë vjehrrës për ditëlindje

‘Më ka përkëdhelur fati’, Jona Spahiu i…

Jona Spahiu ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për nënën e Frenklit, vjehrrën e saj, në këtë ditë të veçantë për të.

Nëpërmjet një postimi, moderatorja e njohur i ka uruar ditëlindjen, duke na lënë të kuptojmë se si janë edhe raportet mes tyre.

“Fati më ka përkëdhelur shumë fillimisht me djalin tënd, pastaj me ty. Faleminderit që je në jetën time”, shkruan ajo krah postimit ku shfaqet vjehrra.

Jona është shumë aktive në rrjetet sociale, pasi pas ardhjes në jetë të djalit, u shkëput nga televizioni. Sipas saj, tashmë i është përkushtuar familjes dhe blogut personal në YouTube.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit