“Më kafshime, të kafshoj, që kafshonte”, fjala më e përdorur në replikën mes Ramës dhe Bashës

“Më kafshime, të kafshoj, që kafshonte”, fjala…

Basha dhe Rama kanë bërë cirkun e  radhës sot në parlament, ku nuk kanë ruajtur dot as seriozitetin në këtë teatër që kanë krijuar vet dhe kanë nisur të qeshin. Ndërkohë nuk mund të kalohej pa vënë re dhe fjalori që përdorën në replikat me njëri tjetrin ku mbizotëroi fjala “kafshoj”.

Lulzim Basha: I kam dhëmbët e mi njëherë ta dish dhe gjenetikisht i kam goxha të fuqishëm, edhe kujdesem për to kështu që mos ia qaj hallin dhëmbëve të mi se njëherë që të kafshuan u zhduke tre javë, s’i the as partisë ku shkove, apo e ke harruar? Njëherë që të kafshuan dhëmbët e mi, tre javë u zhduke fare, vetëm unë edhe ti e dimë se ku shkove, nga burime të ndryshme. Po ajo të dhemb ty, bankomati i 2011 të dhemb më shumë se çdo gjë tjetër, ai të dhemb më shumë se çdo gjë tjetër. Shenjat i ke, s’të ikin, s’të del e keqja. Tani, meqë këto nuk i themi për llafe por i kemi për vepra, meqë the nuk do diskutohet për Vettingun politik dhe fole 10 minuta për Vettingun politik, ç’ke ti, pse trembesh nga Vettingu politik? Kujt do i drejtohesh ti, Venecia e ka shprehur vendimin. Po pra fol, çerek ore se këtu të marrim vendime, të pyesin, po e ke gati, propozimin për Vettingun e politikanëve. Dhe që të mos kesh frikë që do jesh ti objekti i vetëm, fillojë nga unë, nga të duash ti filloje.

Edi Rama:Unë e kuptoj dhe jam i bindur se pse të duhet ty Lulzim kjo retorika e trimit të madh që s’ka shokë shumë dhe që ka përballë frikacakë që nuk ia dalin dot të ballafaqohen me sfidat e këtij trimi. Edhe njëherë dhe do ta bëj këtë parantezë deri kur të humbas shpresën dhe pastaj të mos angazhohem më në këtë lloj debatesh. Respekto që të të respektojnë. Nuk mundesh ti dhe nuk mundet njeri tjetër që në përpjekje për të realizuar një objektiv të vetin duke mos pasur as shumicën të dhunojë verbalisht rivalin. Nuk e bën dot, kjo nuk funksionon. Fatkeqësia është se ti e ke provuar shumë shpesh dhe sa herë e ke provuar të është kthyer mbrapsht. Sa herë e ke bërë bozë me fjalimet me orën që ka ardhur, me lirimin e pengjeve, aq herë ke dështuar. Këto dokrrat e tua me trimëri e me ndershmëri e me pathyeshmëri, thuaja vetes, por mos dil këtu që të shfrytëzosh këtë foltore si “Beni që ecën vetë” natën në pyll dhe këndon që të mundi frikën. Të lutem, se u bëre qesharak fare. Nëse je serioz që të bësh procese këtu në parlament, bashkë me ne, për ato nisma që i ke lançuar duhet të kuptosh që ne nuk kemi kohë për të humbur, por angazhohemi për t’i bërë këto seriozisht. E ke treguar që jo vetëm me shifrat, por edhe me germat e ke gabim. Të thuash si të konvenon në atë moment, kur improvizon ditën e radhës në politikë. Ti ke leximin tënd, puna jote, por ne nuk mundet dot të hyjmë në proces ndryshimi kushtetute duke të besuar ty se nuk i lexon ti. Këto bëhen me dialog, midis përfaqësuesve të PD dhe PS të cilët bën mirë t’i respektosh nëse nuk do që mos ta ndërpresim përfundimisht këtë mënyrë komunikimiShkove deri tek kafshimet tashi se ke qenë aleate me një që kafshonte publikisht deri dje dhe të ka ngelur kafshimi si strapallë në kokë dhe e nxjerr këtu sa herë ke kafshuar ti dhe si ke kafshuar ti. Goxha burrë. Se s’je goxha burrë prandaj e bën. Kafshoja, kafshoja! Kur kafshoja unë, ti e di si kafshoj unë! Ça janë këto gjëra kështu? Ku i bën? Je këtu? Po të shohin njerëzit! Nuk je në ëndërr? Është ora 12 e 30 e drekës. Zgjohu! Zgjohu! Zgjohu lëri këto, kafshoj, kafshoj. E di nga e ke, aleaten që ke pasur në krahë, me kafshime, me premtime për kafshime në vesh, në krahë. Mos na bëj qesharak me ato, flet përçart këtu. Po them që të mbyllim këtë persistencën tënde në të njëjtën gjë: shpif, shpif se diçka do mbetet. Kostoja e ndërtimit është me metra katrorë kur vjen fjala për banesa. Nuk është me sasi Lulzim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit