Me kapele dhe maskë/ Del foto e një prej autorëve të vrasjes së 58-vjeçarit në Vlorë

Me kapele dhe maskë/ Del foto e…

Policia e Shtetit ka vënë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua disa ditë më parë në qytetin e Vlorës. Ndërkohë autori i dytë është identifikuar, por ka mundur të largohet jashtë vendit pak pas ngjarjes.

Sipas informacioneve, grupi hetimor ka sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes, ku shihet një person i veshur me të zeza, me kapele dhe maskë – përshkrim që përputhet me atë që më herët policia kishte marrë nga dëshmitarë dhe burime të brendshme. Fotoja e siguruar nga kamerat konsiderohet si provë e rëndësishme në hetim.

Për momentin ka dyshime se vrasja e 58-vjeçarit ka ndodhur për motive hakmarrjeje. Renato Hoxhaj dyshohet se kishte dhënë informacion për vendndodhjen e një personi të vrarë vite më parë, çka ka ndezur konfliktin mes grupeve kriminale në qytet.

Hetimet janë ende në vijim, ndërsa autoritetet po bashkëpunojnë me agjencitë ndërkombëtare për kapjen e personit në arrati.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit