Me kapele të zezë, Rama harron pandeminë. Eskorta nuk i ndahet, ku po i kalon pushimet lideri ynë

Me kapele të zezë, Rama harron pandeminë.…

Shqipëria nuk njeh qetësi prej situatës së rënduar me koronavirusin, ku spitalet po mbushen plot e më plot çdo ditë.

Por, ai që deri para disa muajsh hiqej sikur po shqetësohej kaq shumë për shqiptarët, mesa duket e ka harruar pozicionin e kryeministrit.

Prej ditësh Edi Rama ka nisur pushimet me familjen e tij në Jugun e Shqipërisë.

Vetëm ditën e djeshme, ai është fotografuar në Vuno, në një foto të publikuar nga JOQ Albania.

Ai shihet teksa shijon pasditen me bashkëshorten, Lindën, dhe djalin, Zahon.

Ndryshe nga shumë shqiptarë që nuk i nxjerrin dot shpenzimet për disa ditë pushime, liderit tonë nuk i mungon as eskorta që e ruan në çdo vend.

Në foto duket një nga truprojat që qëndron shumë pranë tavolinës ku është ulur Rama.

Rama e ka nisur qejfin për këtë verë, shqiptarëve u mbetet të shqetësohen për virusin dhe hallet e tjera ekonomike e sociale.

 

/Burimi: JOQ Albania/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit