“Më ke gërvishtur makinën para 5 viteve”, detaje nga vrasja që tronditi Peqinin

“Më ke gërvishtur makinën para 5 viteve”,…

Një vrasje me armë zjarri ndodhi këtë të martë në Peqin, ku burime bëjnë me dije se mbeti i vrarë 45-vjeçari Ylber Xhahysa.

Autori i vrasjes është shtetasi Leonard Bashalliu, ndërkohë që ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al, se ngjarja e ka pasur zanafillën 5 vite më parë, ku viktima i kishte gërvishur mjetin autorin, dhe kjo është bërë shkak që konflikti të përsëritet.

Mësohet se Bashalliu ishte një person problematik, dhe vazhdimisht pretendonte se ishte ”i forti” i fshatit, duke nxitur përplasje me banorët e tjerë të zonës.

Sipas Policisë autori u ndoq dhe u lokalizua pas ngjarjes, dhe u arrestua, ndërsa me vete iu gjet dhe arma e krimit. (Lexo edhe ketu lajmin)

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin.

Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes  dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit