Me këmbën e thyer dhe në gjendje të fikëti, a është ky në të vërtetë Ledjon Balla?

Me këmbën e thyer dhe në gjendje…

Ledjon Balla, 19 vjeç, është identifikuar nga Policia si i riu me këmbën e thyer dhe në gjendje të fikëti, teksa shoqërohej nga disa efektivë pranë Parlamentit.

Megjithatë, vetëm pak minuta pas shoqërimit nga Policia, i riu u shfaq në barelën e ambulancës duke folur për mediat, ndërsa më pas u filmua edhe në dhomën e spitalit, ku takoi ministren e Shëndetësisë.

Në deklaratat e tij, 19-vjeçari tha se ishte duke ndjekur ndeshjen kur e kishte gjetur veten mes protestës dhe përplasjeve të dhunshme, ku mbeti i plagosur rëndë, me këmbën e thyer.

Por kalimi brenda pak minutash nga një gjendje e dukshme pavetëdijeje në komunikimin me mediat ka ngritur pikëpyetje dhe dyshime në rrjetet sociale lidhur me identitetin e personit që u shfaq në këto pamje.

Disa qytetarë vënë në dyshim nëse bëhet fjalë për të njëjtin person, duke hedhur dyshime se Policia mund të ketë përdorur një efektiv civil për të paraqitur një version tjetër të ngjarjes.

Po ashtu, në rrjetet sociale janë ngritur dyshime se gjendja e të riut mund të jetë më e rëndë nga sa është bërë e ditur publikisht dhe se pamjet e mëvonshme mund të mos pasqyrojnë plotësisht atë që ka ndodhur.

Deri më tani, këto pretendime mbeten të pakonfirmuara dhe kërkojnë sqarime të mëtejshme për të verifikuar identitetin e personit në pamjet e publikuara dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit