Me këmbën të lidhur dhe cigaren në sqep, Luani nxjerr në shitje shqiponjën në rrjete sociale

Me këmbën të lidhur dhe cigaren në…

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Një person me profilin “Luan Gjinaj” në Facebook ka publikuar foto tronditëse në një grup online, ku shihet duke ofruar për shitje një shqiponjë të gjallë.

Pamjet e bëjnë edhe më shqetësues rastin: shpendi i ka këmbët e lidhura, ndërsa në një prej fotove të tjera i është vendosur në sqep edhe një cigare, shoqëruar me mbishkrimin ironik: “Më është bërë cigarja për t’u shkundur, por nuk kam tavëll.”

Ky veprim ka shkaktuar reagime të forta, pasi shqiponja është një nga shpendët më të rrallë të vendit tonë dhe një simbol i shenjtë për shqiptarët.

I indinjuar, qytetari që e denoncoi rastin shprehet:

“Turp! Shqiponja, simboli ynë kombëtar, e lidhur në këmbë për të nxjerrë para! Si mund të trajtohen kështu shpendët e egër? Ky rast duhet publikuar urgjentisht dhe policia të ndërhyjë menjëherë!”

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit