Me këmbët e hapura mes dy mureve Klaudia Pepa nis sfidën më të re në Instagram

Me këmbët e hapura mes dy mureve…

Balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa e cila është zhvendosur në shtetin fqinj Itali për të vazhduar karrierën e saj si balerinë është shumë aktive në rrjetin social Instagram.

Dhe ditën e sotme ajo ka ndarë një foto të sajën ku shfaqet energjike dhe mjaft elegante.

Ajo shfaqet në foto e pozicionuar me kokë poshtë, me duart në tokë dhe këmbët e ngritura lart e të mbështetura në faqet e murit.

‘Voila! Kjo është sfida më e re e internetit’ ka shkruar krahas fotos Klaudia.

Balerina ka ftuar të gjithë ata që munden, t’i përgjigjen kësaj sfide duke i dërguar edhe foto Klaudias.

Të shumtë janë personat që janë vënë në lëvizje nga sfida e re, ndërsa fotot e tyre balerina i ka ndarë në InstaStory.

Kjo sfidë është jo vetëm argëtuese, për të bën mirë edhe për të lëvizur paksa, pas një karantine dembele që kishim të gjithë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit