Me kokainë poshtë sediljes, arrestohet 30-vjeçari në Fier

Me kokainë poshtë sediljes, arrestohet 30-vjeçari në…

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi është kapur me kokainë. Në pranga ka rënë i riu K. Ll., banues në Vlorë, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, kur është ndaluar nga uniformat blu.

Gjatë kontrollit të makinës, 30-vjeçarit i është gjetur poshtë sediles dhe i është sekuestruar një sasi kokaine, e ndarë në doza të vogla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit